Tuesday, January 17, 2012

Privatizimi i xhamive


Me ketë artikull nuk kam synuar ta nxis lexuesin të lexoj ca lidhje fjalesh që për të ndoshta edhe nuk kanë ndonje kuptim,mirëpo kam shkruar ca rreshta kuptimin e të cileve e dinë vetëm ata të cilet janë të privuar nga kjo e drejte personale dhe shoqerore. Po për fat të keq ka disa që ende sinjali që lëshojnë fjalët nuk ka arritur ta ngacmoj trurin e tyre,dhe ta nxisë për ndryshim.Njeriu si I tillë ndonjëherë duhet ta luaj edhe rrolin e pasqyres që ta reflektojë të keqen në sytë e popullit e jo vetëmse të jetë nje xham I tejdukshem e mos të arrij ta reflektoj të keqen,qoftë edhe një herë të vetme.

Sunday, January 15, 2012

Vajzat që pash në ëndërr i njoha përmes kaptines A’rafë!

Para se të bie në gjumë bëra disa pyetje vetës,duke mos gjetur përgjigje i dëshpëruar u shtriva në shtratin tim të fort ashtu duke u dridhur më kishte zënë gjumi. Pashë në ëndërr një humnerë e mbushur përplot vasha të bukura. Më thirrnin në ndihmë,sapo zgjatja dorën humnera thellohej çdo here e më shumë. I Lartësuar qoftë Allahu,fillova të pyes ç’po ndodh!? Më humbën vashat nga shikimi,po mëshirë më erdhi një zë “Mjerët ne,Mjerët ne! Ruajuni dënimit të Allahut,Ruajuni dënimit të Allahut!”.

Kush nuk ka edukatë dhe moral,nuk ka as dituri!

Padyshim se nga gjerat më të dashura tek Allahu është edukata dhe morali I mire. Rastisë të pyet dikush për edukatën dhe moralin, vërtet për to nuk ekziston definicion real dhe gjithëpërfshirës. Që të dyja janë virtyte që për to duhet kohë e gjatë për ti përvetësuar dhe praktikuar në jetë,jo një ditë,a një javë po tërë jetën derisa shikimi yt të mbetet i shtangur në njërin prej skajeve të dhomës çast në të cilin vetëm se më ti ke pare vendbanimin tënd në ahiret.